Flash News

E-TJERA

Dhunë mes tifozerive të Milanit dhe PSG-së, mes të plagosurve edhe policë

Dhunë mes tifozerive të Milanit dhe PSG-së, mes të

Dueli mes Milanit dhe PSG-së i vlefshëm për raundin e 4-të në fazën e grupeve të Championsit pritet të jetë tepër i zjarrtë sonte në mbrëmje.

Ndërkohë që në mesnatë ka plasur dhuna mes dy tifozerive ku 50 ultras kuqezi sulmuan me flakadantë dhe tymuese tifozët e PSG-së në zonën e Naviglit.

Më pas menjëherë mbërriti policia duke bërë që të shpërndahej turma. Sipas njoftimit të policisë një tifoz francez ka mbetur i plagosur rëndë nga 2 goditje me thikë në këmbë dhe është transportuar ne spital.

Përplasje kanë ndodhur edhe mes ultrasve të PSG-së dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë. Një oficer u godit me thikë në këmbë dhe sulmuesi u arrestua. Një tjetër oficer është goditur më një objekt duke pësuar një plagë në buzë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Të fundit