Flash News

E-TJERA

Dhunë ndaj gruas dhe vjedhje, arrestohet 3 persona në Tiranë

Dhunë ndaj gruas dhe vjedhje, arrestohet 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ndërhyrjet policore janë kryer në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar:

Arrestohet për dhunë në familje: A. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, është prangosur pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Arrestim për vjedhje: J. A., 39 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka vjedhur, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, disa pije alkoolike nga një biznes. Shoku i tij, N. H., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.
Incident me firmë kontraktuese: H. K., 27 vjeç, është arrestuar pasi kundërshtoi punimet e një firme kontraktuese gjatë kryerjes së punimeve në një aks rrugor. Ai dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke ku ishte vendosur një shtyllë tensioni. Gjatë incidentit, H. K. kundërshtoi edhe forcat e Policisë dhe tentoi të dëmtojë veten duke hedhur mbi trup lëndë djegëse, por u neutralizua menjëherë nga shërbimet policore. Në lidhje me këtë çështje, janë proceduar edhe dy persona të tjerë në gjendje të lirë, A. K., 30 vjeç dhe H. K., 62 vjeç.

Të fundit