Flash News

E-TJERA

Dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohen dy persona në Tiranë

Dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale I.K 62 vjec dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij, dhe shtetasi me iniciale R.B 64 vjec ka dhunuar ndaj bashkëshortes së tij. 

Njoftimi:

Tiranë/Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij;

- R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë; 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin D. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Llazi Miho", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin N. S., 83 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë një të mitur 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçare, nëpërmjet celularit. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit A. Sh., 56 vjeç (drejtues teknik në një firmë) dhe B. E., 25 vjeç (sipërmarrës dhe nënkontaktor i firmës), për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, pasi më datë 19.11.2024, në bulevardin "Nënë Tereza", Kamëz, është rrëzuar tarraca e katit të parë të një pallati që po ndërtohej nga kjo firmë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.   

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit