Flash News

E-TJERA

Dhunë në familje, kokainë dhe trafikim emigrantësh të paligjshëm, 11 të arrestuar në Tiranë

Dhunë në familje, kokainë dhe trafikim emigrantësh të
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Në mesin e të arrestuarve, është edhe T. D., 37 vjeç të cilit iu gjetën gjatë kontrollit në mjet iu gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 4 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. D., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “George Bush”, gjatë kontrollit të mjetit të tij, kanë konstatuar 6 shtetas të huaj(emigrantë të paligjshëm), të cilët kundrejt pagesës, do ti transportonte drejt kufirit me Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në kaskën mbrojtëse të motomjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.10.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. M., 44 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

M.M., 20 vjeç, M. T., 32 vjeç, E. Sh., 29 vjeç dhe O. K., 25 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

 

Të fundit