Flash News

E-TJERA

Dhunë në stadiumin e Vlorës, tifozët e Flamurtarit futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës

Dhunë në stadiumin e Vlorës, tifozët e Flamurtarit futen

Ndeshja e Superligës mes Flamurtarit dhe Teutës, e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, u ndërpre në minutën e 69-të pas incidenteve.

Disa tifozë kapërcyen barrierat rrethuese të tribunës përballë dhe u përfshinë në përleshje me futbollistë të skuadrës së Teutës.

Situata krijoi tension të lartë në fushë, duke detyruar arbitrin të ndërpresë lojën për rreth 30 minuta. Forcat e policisë ndërhynë për të rikthyer qetësinë dhe për të vënë nën kontroll situatën.

Arbitri Eldorian Hamiti u tërhoq për disa minuta në dhomat e zhveshjes, ndërsa rinisja e takimit u kushtëzua me zbrazjen e plotë të tribunës përballë nga tifozët. Ky vendim u zbatua me ndihmën e policisë dhe sfida rifilloi pas afro gjysmë ore ndërprerje.

Në momentin e incidenteve, Teuta ishte në avantazh 0-1. Pas këtyre ngjarjeve, pritet që Komisioni i Disiplinës i FSHF-së të marrë masa të rënda ndaj klubit vendas, si organizator i ndeshjes.

 

 

Të fundit