Flash News

E-TJERA

Dhunohet anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës

Dhunohet anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Sarandës si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Enea Vasili, është dhunuar mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e këtij qytetiS

Sipas raportimeve në media M ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30.  Vasili është goditur me grushte nga 44-vjeçari Gentjan Papagjika, dhe nga 35-vjeçari Lulëzim Tabaku, të dy banues në Sarandë dhe me precedente penale.

Bëhet me dije po ashtu se policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.

Të fundit