Flash News

E-TJERA

Dhunohet Auron Tare në Bënçë të Tepelenës, banorët përplasen me policinë kundër ndërtimit të gurores

Dhunohet Auron Tare në Bënçë të Tepelenës,

Janë regjistruar përplasje mes banorëve të fshatit Bënçë të Tepelenës me pronarët e një firme dhe punonjësit e policisë, pasi kundërshtojnë ndërtimit e një fabrike guroreje pranë kanioneve të Nivicës.

Gjatë përplasjes është dhunuar dhe studiuesin dhe aktivistin Auron Tare, ndodhet në spitalin e Tepelenës pa dëmtime të rënda.

Banorët ishin thërritur sot në një dëgjesë publike me firmën “Eral Construction”, 3 pronarët e të cilës kanë ushtruar dhunë ndaj Tares dhe ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Tare shprehet se është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm. Ai pritet që të bëjë një kallëzim në polici për shkak të dhunës që kanë ushtruar përfaqësuesit e firmës.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëje një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që tiu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, u shpreh Tare për mediat

Të fundit