Flash News

E-TJERA

Dhunohet avokati në Fier, shpallet në kërkim autori (Detaje)

Dhunohet avokati në Fier, shpallet në kërkim autori (Detaje)

Pas marrjes peng në zyrën e saj të avokates në  Korçë, pak më para një avokat në Fier është dhunuar.

Policia bën me dije se shtetasi D. Sh., 34 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta avokatin Ergys Selmanin.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.

Mësohet se personi që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci ndërkaq Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.

Nga ekspertët po merren kamerat e sigurisë. Ndërkaq është shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.

Rreth orës 15:40, në lagjen "29 Nëntori", Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.

Eshtë shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit