Flash News

E-TJERA

Plas sherri në Tiranë, 3 të rinj dhunojnë një 21-vjeçar - EMRAT

Plas sherri në Tiranë, 3 të rinj dhunojnë një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga tre shtetas, pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit në shtëpi, e kanë goditur me shishe në kokë dhe gjatë sulmit i është prerë totalisht njëri vesh.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar tre shtetasit e përfshirë në ngjarje, Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj. Viktima ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit