Flash News

E-TJERA

Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë

Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë

 

Pjerin Çuku, drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë, është dhunuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gurra.

Policia njofton se Çuku është dhunuar nga dy shtetas të cilët më pas janë larguar me vrap. Nuk dihen ende shkaqet e dhunimit ndaj Çukut.

"Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Të fundit