Flash News

E-TJERA

Dhunohet e mitura në kopshtin e Durrësit, nëna: Edukatorja i shkuli flokët

Dhunohet e mitura në kopshtin e Durrësit, nëna: Edukatorja i

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda kopshtit privat në Tiranë, është bërë publik edhe një tjetër episod dhune ndaj një të miture.

 ‘JOQ’ bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një kopsht të Durrësit në shtator dhe është rrëfyer nga mamaja e Soleit 5 vjeç.

Vogëlushja shkonte prej tre vitesh ne kopshtin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë. Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopshti e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes. Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopshtit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna. Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Të fundit