Flash News

E-TJERA

Dhunohet fizikisht drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Edmir Perndreca

Dhunohet fizikisht drejtori i OSHEE-së në Lezhë, Edmir Perndreca

Dhunohet fizikisht drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndreca. Ngjarja ndodhi në mbrëmje në zonën e Shënkollit, ku sipas policisë, shkak është bërë një incident me makinë.

Teksa drejtori lëvizte me mjetin e OSHEE-së, fillimisht është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Më pas,drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt bashkë me dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Përndrecën.

“Në aksin rrugor Shënkoll – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit