Flash News

E-TJERA

Dhunohet me sende të forta 25-vjeçari në Shijak, arrestohen dy persona, në kërkim 3 të tjerë

Dhunohet me sende të forta 25-vjeçari në Shijak, arrestohen dy

Policia e Shijakut ka arrestuar një 52-vjeçar dhe shpallur në kërkim dy të rinj, që kanë lidhje familjare me të arrestuarin, pasi kanë goditur me sende të forta një persona dhe kanë qëlluar me armë zjarri në Shijak.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A.K., ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit Xh. K., 20 vjeç dhe K. K., 22 vjeç, banues në Shijak.

Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Ndërsa, gjatë largimit nga vendngjarja këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

"Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi F. Ç. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi F. Ç., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Shijak." thuhet gjithashtu në njoftimin e Policisë.

Shtetasit A. K., Xh. K. dhe K. K., akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa shtetasit F. Ç. dhe A. Ç., 25 vjeç, akuzohenb për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të fundit