Flash News

E-TJERA

Dhunohet me sende të forta një person në Lezhë, dërgohet drejt Traumës

Dhunohet me sende të forta një person në Lezhë,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Rrilë, në Lezhë, ku një i ri u dhunua barbarisht.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë plagë të shumta, pasi dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.

Të fundit