Flash News

E-TJERA

Dhunohet në Vlorë avokati i Metës, Kujtim Cakrani, dërgohet për mjekim në spital

Dhunohet në Vlorë avokati i Metës, Kujtim Cakrani, dërgohet

Avokati i njohur Kujtim Cakrani është dhunuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës dhe është dërguar menjëherë për mjekim në spital. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Cakrani ndodhej në një pikë karburanti, ku dyshohet se është goditur nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet paraprakisht se gjatë konfliktit, ai është goditur në kokë brenda automjetit, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Kujtim Cakrani është përfaqësuesi ligjor i Presidentit të PL, Ilir Meta. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk raportohet për rrezik për jetën.

Dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende e paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dhunimit.

 

Të fundit