E-TJERA

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij, shpallen në kërkim dy autorët

Dhunohet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila dhe

Dhunohet gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij në Lezhë.

Sipas policisë, dy persona, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim, kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij gazetarin Hila, e cila në ato momente ka ndërhyrë.

“Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njofton policia.

Gazetari Elvis Hila mbulon zhvillimet nga Lezha.

Të fundit