Flash News

E-TJERA

Dhunoi barbarisht vajzën 6-vjeçare në Kamëz, lihet në burg babai i së miturës

Dhunoi barbarisht vajzën 6-vjeçare në Kamëz, lihet në
Foto Ilustruese

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë”Arrest me burg”  për 27-vjeçarin që dhunoi barbarisht vajzën e tij 6-vjeçare në Kamëz disa ditë më parë.

I akuzuari R. K ishte vetëm me vajzën e tij të mitur në banesë, kur e dhunoi duke i shkaktuar dëmtime të rënda në organet e brendshme të trupit. Aktualisht e mitura ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetë.

Dyshohet se 27-vjeçari ka abuzuar seksualisht me vajzën, por ende nuk ka dalë akt-ekspertimi mjeko-ligjor për ta vërtetuar.

Denoncimi i rastit u bë nga nëna e së miturës, e cila ishte njoftuar nga bashkëshorti me pretendimin se vajza ishte helmuar dhe duhet të dërgohej në spital.

 

Të fundit