Flash News

E-TJERA

Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godasë me sëpatë djalin 10-vjeçar, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të godasë me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Godolesh, Elbasan, ku një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10-vjeçar.

Falë ndërhyrjes së policisë, agresori është arrestuar në flagrancë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i arrestuari është shtetasi Sh. V., 49 vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga dhe ndaj tij do të vijojnë veprimet procedurale. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Policia bën thirrje për denoncimin e çdo rasti të dhunës në familje dhe garanton reagim të menjëhershëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Të fundit