Flash News
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Dhunoi burrin e gjyqtares Saida Dollani, arrestohet Fabio Ballabani
Drejtori i Prgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë një konfernce me gazetarët ka konfirmuar arrestimin e Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj.
Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi” lidhur me ngjarjen e regjistruar në vitin 2019, ku me urdhër të Emiliano Shullazit kërcënoi dhe dhunoi brutalisht bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, Kristaq Priftin.
“Mund t’iu konfirmoj edhe një fakt tjetër, edhe për ekzekutimin e vendimit për Fabio Ballabani, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, në një vend partner, aktualisht vuan dënimin në një burg.” – tha Rrumbullaku.
Ngjarja u zbardhur pas 5 vitesh pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ku rezultoi se personat të cilat urdhëruan rrahjen e burrit të Saida Dollanit, kanë qenë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka si dhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj.