Flash News

E-TJERA

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet 60-vjeçari në Kukës

Dhunoi dhe kanosi me armë bashkëshorten dhe fëmijët,

Policia ka arrestuar një 60-vjeçar i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve.

Siç njoftojnë blutë, 60-vjeçari kishte kanosur familjen e tij me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në fshatin Arrë në Kukës, ku u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes të tij, si dhe kanoste atë dhe fëmijët e tyre, me armë zjarri. Po ashtu sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion luftarak, që i posedonte 60-vjeçari, në banesë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kanoste ata me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 60 vjeç, banues në fshatin Arrën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. S. dhe në vendin afër banesës, ku ai u kap në flagrancë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit