Flash News

E-TJERA

Dhunoi dhe kanosi me sëpatë familjarët, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Dhunoi dhe kanosi me sëpatë familjarët, arrestohet

Është parandaluar një ngjarje e rëndë në kryeqytet ku një 46-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe i ka kanosur me se do t’i vriste.

Konkretisht shtetasi F. H., ka dhunuar vëllain dhe bashkëshorten e tij, e më pas i ka kërcënuar me sëpatë. 46-vjeçari është arrestuar në flagrancë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mark Bajraktari”, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe po i kanoste ato me sëpatë, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë F. H., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pasditen e djeshme, në rrugën “Mark Bajraktari”, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë”, njofton policia.

Të fundit