Flash News

E-TJERA

Dhunoi dhe tentoi të digjte ish-të dashurën 16-vjeçare me benzinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Dhunoi dhe tentoi të digjte ish-të dashurën 16-vjeçare me

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 25-vjeçarin Ardit Çela, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe tentuar që ta djegë me benzinë bashkëjetuesen e tij 16-vjeçare.

Sipas policisë, ngjarjen e rëndë i riu e ka kryer bashkë me dy shokët e tij,  Enea Hoxha dhe një 17-vjeçar, të cilët u arrrstuan më herët.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, sipas të cilit, dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, 3 shtetas (dy prej të cilëve të arrestuar në flagrancë) kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje, si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë), ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë të mundur arrestimin e shtetasit Ardit Çela, 25 vjeç. Strukturat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

  

Të fundit