Flash News

E-TJERA

Dhunoi familjarët e ish-gruas dhe i vendosi flakën banesës, dorëzohet në polici 51-vjeçari

Dhunoi familjarët e ish-gruas dhe i vendosi flakën banesës,

Është vetëdorëzuar në polici, Haki Bajrami, autori i dyshuar për djegien dhe dhunimin e ish-vjehrrës së tij në Llakatund, të Vlorës.

Ish-dhëndëri nga Kosova ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi në bashkëpunim me dy të tjerët Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi tentoi të vriste të moshuarën dhe nipin e saj të mitur.

Të tre së bashku ata dhunuan fizikisht të moshuarën dhe nipin, duke i lënë pa ndjenja në banesën e tyre dhe i vunë zjarrin qëllimisht banesës së tyre.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit H. B., 51 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi H. B. dyshohet se më datë 29.04.2023, në bashkëpunim me shtetasin G. B. (i arrestuar më parë), kanë tentuar të vrasin shtetasen e moshuar L. F. dhe nipin e saj të mitur (ish-vjehrra dhe thjeshtri i shtetasit H. B.), duke i dhunuar ata dhe duke i vënë qëllimisht zjarrin banesës ku ndodheshin këta 2 shtetas.”, bënë me dije policia.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit