Flash News

E-TJERA

Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj, Gjykata e Durrësit lë në burg shoferin e Lindita Nikollës

Dhunoi familjen Kaçi në Hamallaj, Gjykata e Durrësit lë

Gjykata Durrës vendosi ‘arrest me burg’ për ish-gardistin dhe shoferin e Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili akuzohet se dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj.

E njëtja masë është dhënë dhe për vëllanë e tij, Alfred Nikolli.

 Konflikti ndodhi të dielën e 30 Korrikut, ku Martin Nikolla dhe vëllezërit e tij dhunuan anëtarët e familjes Kaçi me shkopa bejsbolli.

Madje shoferi i kryeparlamentares përdori edhe armën e zjarrit të shërbimit, duke qëlluar disa herë në ajër.

Të martën (1 Gusht) Gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtje Pjetër Kaçin dhe familjarët e tij.

 

 

 

Të fundit