Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Xhafer Nikën 38-vjeç është arrestuar, ndërsa është proceduar penalisht vëllai i tij, 33 vjeç, pasi kanë dhunuar fqinjin e tyre për motive pronësie.
Policia sekuestroi 1 armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e 38-vjeçarit të arrestuar.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Prevention", për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti, për motive pronësie, mes 3 shtetasve.
Dhunuan për motive pronësie, fqinjin e tyre, vihet në pranga një 38-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e 38-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Prevention", për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës.
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.
Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.