Flash News

E-TJERA

Dhunoi gruan dhe i shkaktoi dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, arrestohet oficeri në Tiranë

Dhunoi gruan dhe i shkaktoi dëmtime në pjesë të ndryshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, me iniciale P. P.

Sipas AMP, 55 vjeçari, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, dyshohet  për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

55-vjeçari i arrestuar mësohet se ushtronte dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

“Tiranë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë P. P., 55 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Arrestimi i tij u krye pasi krahas dhunës psikologjike të vazhdueshme, pas një debati për motive të dobëta, ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit”, njofton AMP.

Të fundit