Flash News

E-TJERA

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Elbasan, pasi ka dhunuar fizikisht gruan dhe vajzën e tyre 12-vjeçare.

Bëhet me dije se bashkëshortja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 12 vjeçe. Bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit