Flash News

E-TJERA

Dhunoi gruan me levë, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Greqi

Dhunoi gruan me levë, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Greqi

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 4 vite burg, pasi dhunoi partneren e tij 25 vjeç me levë.

Protothema shkruan se burri u shpreh përballë togave të zeza se ishte hera e parë që ai ishte sjellë i dhunshëm, për shkak se ishte në gjendje të dehur.

Gruaja nga ana e saj ka treguar se në dy vite që jetojnë bashkë, kjo është të paktën hera e katërt që e godet me grusht në fytyrë dhe e godet me shufër hekuri.

Në herët e mëparshme ajo nuk e kishte denoncuar, pasi shqiptari e bindte duke i kërkuar falje por edhe duke e kërcënuar se nëse ajo zbulonte të vërtetën do ta godiste sërish.

Në ngjarjen e fundit fqinjët kanë njoftuar Policinë, por siç deklaroi edhe 25-vjeçarja do të bënte të njëjtën gjë pasi kishte arritur kufijtë.

Të fundit