Flash News

E-TJERA

Dhunoi mjekun në ambientet e spitalit, arrestohet 49-vjeçari në Shijak

Dhunoi mjekun në ambientet e spitalit, arrestohet 49-vjeçari në

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Shijak, ku një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku gjatë orarit të punës.

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin F. K., banues në Shijak, pasi ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, në ambientet e godinës së Radiologjisë, në Qendrën Shëndetësore Shijak.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës nga mjeku, i cili pas sulmit është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

Autori është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Shijak dhe më pas është arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Të fundit