Flash News

E-TJERA

Dhunoi motrën dhe theu kamerat e komisariatit, pranga "problematikut" në Tiranë

Dhunoi motrën dhe theu kamerat e komisariatit, pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar në pasi dhunoi fizikisht të motrën dhe dëmtoi orenditë në shtëpi.

Por sikur të mos mjaftonte kjo i riu shkaktoi dëme edhe gjatë shoqërimit në komisarit, ai dëmtoi kamerën e dhomës së shoqërimit, si dhe tabelat identifikuese.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Të fundit