Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se ka dhunuar partneren e tij në sy të vajzës së mitur. Ngjarja ka ndodhur pasi gruaja kishte vendosur të ndërpriste lidhjen me shqiptarin. Ai ka kërcënuar, fyyer dhe goditur disa herë gruan, e cila menjëherë ka telefonuar policinë pas aktit të dhunës.
Përveç kësaj ngjarjeje, një tjetër i ri është arrestuar pasi ka sulmuar partneren e tij gjatë një debati, duke qenë në gjendje të dehur. Policia u lajmërua nga motra e të dhunuarës dhe mori masa të shpejta për të parandaluar situatën.
Gruaja e dhunuar u transportua në spitalin Galliera për mjekim, ndërsa 41-vjeçari që ka kryer sulmin u largua nga shtëpia dhe është ndaluar të afrohet në vendet që viziton zakonisht partnerja e tij. Aktualisht, ai është në pritje të vlerësimeve të mëtejshme nga autoritetet gjyqësore.