Flash News

E-TJERA

Dhunoi për vdekje fqinjin, Gjykata dënon me 15 vite burg Alban Manerin

Dhunoi për vdekje fqinjin, Gjykata dënon me 15 vite burg Alban Manerin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Alban Menerin, i cili dhunoi për vdekje fqinjin e tij, Nikolin Stakën. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit”.

Alban Meneri ka goditur viktimën me grushte në pjesën e qafës dhe i ka shkaktuar dëmtime në laring.

Staka (viktima) 56 vjeç banonte në Tiranë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij nga hemoragjia.

Mbi 51-vjeçarin rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit