Flash News

E-TJERA

Dhunoi punonjësin e gjykatës, shoqërohet avokati

Dhunoi punonjësin e gjykatës, shoqërohet avokati

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë është dhunuar sot nga avokati Redi Llanaj.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në zonën ku personat kalojnë përmes detektorëve.

Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja që mbajnë rojet për metalet, por është penguar nga roja i sigurisë. Në këtë moment, janë përfshirë fillimisht në debat verbal dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike.

Avokati është shoqëruar në ambientet e policisë.

Të fundit