Flash News

E-TJERA

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari shqiptar

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet

Policia ka arrestuar në Serbi me qëllim ekstradimin një 24-vjeçar i cili në janar të vitit 2025 dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Në kuadër të operacionit të koduar Wanted, u vu në pranga Klejvis Metalla, 24 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

Të fundit