Flash News

E-TJERA

Dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës procedohet për përndjekje të punonjësve

Dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës

Policia e Dibrës ka referuar në Prokurori materialet procedurale për ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu.

Shehu akuzohet se ka përndjekur disa punonjës të spitalit, ngjarje e cila ndodhi ditën e djeshme.

Ish-drejtoresha dhunoi shefin e Financës së spitalit ditë më parë, u largua nga detyra pas denoncimit ndaj saj.

Materialet procedurale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila do të vijojë me hetimet për rastin.

Të fundit