Flash News

E-TJERA

Dhunoi xhaxhain, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh

Dhunoi xhaxhain, arrestohet 35-vjeçari  në Gramsh

Një 35-vjeçar nga Gramshi është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kanosur dhe goditur xhaxhanë e tij. Policia gjeti një përforcues grushti në çantën e tij, i cili u sekuestrua si provë materiale.

Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin A. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur xhaxhanë e tij dhe e ka goditur atë, me shuplakë. Në vijim, nga kontrolli në çantën e 35-vjeçarit, u gjet një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit