Flash News

E-TJERA

Dhunoni punëtorin e pastrimit në Athinë, policia greke shpall në kërkim shqiptarin

Dhunoni punëtorin e pastrimit në Athinë, policia greke shpall

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, pasi u filmua duke dhunuar një punonjës të pastrimit publik në Athinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën vonë të së shtunës në zonën Agios Nikolas dhe është bërë virale në rrjetet sociale, pasi u regjistrua nga një kamera amatore.

Sipas raportimeve nga mediat greke, incidenti nisi kur një automjet me tre të rinj ndaloi pas një makine pastrimi që po punonte në rrugë. Punonjësit e pastrimit u kërkuan udhëtarëve të prisnin deri në përfundim të procesit të pastrimit, por situata u tensionua menjëherë. Tre të rinjtë dolën nga makina dhe njëri prej tyre, identifikuar si shtetas shqiptar, sulmoi fizikisht një nga punëtorët.

Pamjet e dhunës janë shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke shkaktuar zemërim dhe reagime të ashpra nga qytetarët dhe autoritetet lokale. Policia greke ka identifikuar autorin kryesor të sulmit dhe është në ndjekje të tij, ndërsa po punohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë.

Të fundit