Flash News

E-TJERA

Dhunonte personat me aftësi të kufizuara, dënohet shqiptari në Itali

Dhunonte personat me aftësi të kufizuara, dënohet shqiptari

Një i ri shqiptar është dënuar nga drejtësia italiane për përndjekje, plagosje dhe dhunë.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përndiqte nëpër rrugët e qytetit “viktimat” e tij, shpesh me aftësi të kufizuara dhe i filmonte. Ai i fyente, kërcënonte dhe i dhunonte dhe gjithçka e filmonte për t’i poshtëruar më pas. I riu vepronte edhe me bashkëmoshatarët e tij kështu.

Për shkak të krimeve të rënda të kryera, atij iu refuzua rinovimi i lejes së qëndrimit dhe iu nënshtrua një urdhër dëbimi nga prefekti i Komos.

Të fundit