Flash News

E-TJERA

Dhunonte vazhdimisht nënën, kyçet në burg shqiptari në Greqi

Dhunonte vazhdimisht nënën, kyçet në burg shqiptari

Një 31-vjeçarin shqiptar është dënuar me burg nga gjykata e Heraklion në Greqi pasi akuzohet për dhunë në familje.

I riu shqiptar ushtrone dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 58-vjeçare.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore nëna e 31-vjeçarit, pavarësisht dhunës që ka përjetuar nga i biri, kërkoi që trupa gjykuese të jepte masë më të lehtë për të pandehurin.

Nëna shqiptare 58 vjeç kohët e fundit ka denoncuar pothuajse çdo muaj djalin e saj për dhunë. Por sa herë që çështja shkonte në gjykatë ajo e mbronte atë dhe cikli i dhunës vazhdonte.

 

Të fundit