Flash News

E-TJERA

Dhunuan dhe plagosën me armë 22-vjeçarin në Lezhë, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët

Dhunuan dhe plagosën me armë 22-vjeçarin në Lezhë,

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët të cilët qëlluan me armë zjarri duke lënë të plagosur një 22-vjeçar në Lezhë.

Fillimisht, të rinjtë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në një bilardo dhe më pas kanë nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të 22-vjeçarit. Ky i fundit mbeti i plagosur në këmbë.

Në kërkim janë shpallur L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:30 të datës 08.05.2023, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.

Menjëherë pas njoftimit, grupi hetimor ka filluar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit