Flash News

E-TJERA

Dhunuan dhe tentuan të djegin me benzinë 16-vjeçaren në Tiranë, gjykata lë në burg 25-vjeçarin, liron dy shokët e tij

Dhunuan dhe tentuan të djegin me benzinë 16-vjeçaren në

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 25-vjeçarin Ardit Çela, pasi në bashkëpunim me dy shokët e tij akuzohen se kanë dhunuar dhe tentuar ta djegin me benzinë disa ditë më parë.

Ndërkohë, dy shokët e Çelës, Enea Xhori dhe 17-vjeçari Dean Matja janë liruar pasi gjykata vendosi ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Vajza ka treguar se ish bashkëjetuesi i saj, Ardit Çela e spërkati me një shishe me benzinë, pasi e dhunoi në hyrje të pallatit ku ajo jetonte, por ajo ka mundur të largohet.

I riu është lënë në burg me akuzën ‘vrasje me dashje e mbetur në tentativë’, ndonëse Çela e ka mohuar akuzën para gjykatës të shtunën.

 

 

Të fundit