Flash News

E-TJERA

Dhunuan dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë, shpallen në kërkim dy persona

Dhunuan dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë,

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy punonjësve të Policisë Bashkiake, për shkak të detyrës.

Autoritetet njoftojnë se personat e identifikuar si K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, kanë goditur efektivët në një ngjarje që ndodhi në kryeqytet. Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat apo vendndodhjen e ngjarjes.

“Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të Policisë Bashkiake. Vijon puna për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.

Të fundit