Flash News

E-TJERA

Dhunuan efektivët e policisë, shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit

Dhunuan efektivët e policisë, shpallen në kërkim dy

Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e ish-deputeti Tom Doshi, M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç.

Këta të fundit, sipas policisë, kanë dhunuar me sende të forta një person në rrugën “Ismail Qemali” dhe më pas nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve të policisë, të cilët më pas i kanë dhunuar edhe ata.

Të dy djemtë e Doshit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa një tjetër është vënë në pranga.

Njoftimi:

Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.

 

Të fundit