E-TJERA

Dhunuan Klea Prengën, dorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, dorëzohen në polici motrat Antonela dhe

Dy motrat, Antonela dhe Marinela Bershaj janë vetëdorëzuar në polici. 

Ato ishin shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të modeles Klea Prengën, në gusht të këtij viti në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë. 

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Ato akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

Të fundit