Flash News

E-TJERA

Dhunuan kushërinjtë, në kërkim vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS

Dhunuan kushërinjtë, në kërkim vëllai dhe nipi i
Policia e Lezhës shpalli në kërkim Gëzim dhe Kevin Ndoka, babë e bir.

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka akuzohen për dhunim ndaj dy personave me mjete të forta. Ish-deputeti Ndoka është po ashtu i shpallur në kërkim si pjesë e një organizate kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në ambientet e një lokali në Lezhë. Dyshohet se të lenduarit, kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku, të dy 41 vjeç, janë përfshirë në një konflikt me Gëzim Ndokën, 53 vjeç, dhe Kevin Ndokën, 20 vjeç, për motive të dobëta.

Policia bën me dije se, sipas pretendimeve të të dëmtuarve, autorët kanë hyrë në lokal të armatosur dhe i kanë goditur me sende të forta. Të lënduarit u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku iu konstatuan fraktura në kokë, dhe më pas kallëzuan ngjarjen në polici. Motivacioni i përplasjes mbetet ende i paqartë.

Kjo nuk është hera e parë që të afërm të ish-deputetit Ndoka përballen me drejtësinë. Një prej vëllezërve të familjes është dënuar më parë për pjesëmarrje në organizatë kriminale, përfshirë krime të lidhura me trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave.  

Të fundit