All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Dhunuan një polic, arrestohen dy vëllezër në Pogradec

All - Paragraf - 1

Dhunuan një polic, arrestohen dy vëllezër në Pogradec

Policia ka arrestuar dy vëllezër në qytetin e Pogradecit, pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar fizikisht një punonjës policie jashtë shërbimit.

All - Paragraf - 3

Në pranga kanë rënë Darti Maxhari, 30 vjeç, dhe Erjon Maxhari, 35 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informacionit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur kapjen e dy të dyshuarve në flagrancë. Ata akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit