Flash News

E-TJERA

‘Dhurata’ e Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë euroshe për shqiptarët

‘Dhurata’ e Erdogan për Ramën, faturë 1 miliardë

Ajo që po prezantohet si një dhuratë e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për Edi Ramën, në fakt rezulton të ketë kosto të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

Gazetari Isa Myzyraj ka ngritur pikëpyetje serioze mbi marrëveshjen për avionin presidencial, duke theksuar se ai nuk i është dhuruar Shqipërisë pa detyrime konkrete financiare.

Sipas Myzyraj, referuar një dokumenti zyrtar të publikuar në Fletoren Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin klauzola të qarta që ngarkojnë Shqipërinë me përgjegjësi financiare. Konkretisht, neni 14 i dokumentit parashikon ‘sigurimin’ e avionit, duke detyruar palën shqiptare të mbajë një sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal prej 1 miliard dollarësh amerikanë.

Reagimi i plotë:

Erdogan i ka bërë një dhuratë Ramës për fundvit, jo Turqia-Shqipërisë.

Dhe nuk është falas, siç thonë shumica!

Sipas dokumentit të botuar në fletoren zyrtare turke, neni 14 flet për ‘Sigurimin’ e avionit.

Shteti shqiptar detyrohet të mbajë sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal 1 miliard dollarë amerikanë, një nga klauzolat më të rënda financiare të dokumentit. Kjo nuk është vlerë simbolike: një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të larta vjetore, që paguhen nga buxheti publik.

Të fundit