Flash News

E-TJERA

Diagnoza e gabuar i kushtoi jetën, laboratori shpërblen me 300 mijë euro familjen e 47-vjeçares shqiptare

Diagnoza e gabuar i kushtoi jetën, laboratori shpërblen me 300

Familja e një gruaje 47-vjeçare me origjinë shqiptare ka përfituar 300 mijë euro dëmshpërblim në Lecce, pasi tre analiza Pap test rezultuan të pasakta dhe dyshohet se vonuan diagnostikimin e kancerit.

Gruaja, e cila jetonte në zonën e Salento, kishte kryer Pap teste në një laborator privat në vitet 2016, 2017 dhe 2019. Të gjitha analizat dolën negative dhe nuk treguan shenja të sëmundjes.

Megjithatë, simptomat e saj – sidomos gjakderdhja e vazhdueshme – nuk u ndalën. Vetëm më vonë mjekët zbuluan se ajo vuante nga kanceri i qafës së mitrës, i cili ndërkohë kishte avancuar.

47-vjeçarja iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi, përfshirë edhe terapi eksperimentale, por gjendja e saj ishte përkeqësuar shumë. Ajo ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.

Pas vdekjes së saj, familjarët kërkuan përgjegjësi për gabimin në diagnostikim. Për të shmangur një proces gjyqësor, laboratori që kishte kryer analizat pranoi të arrijë një marrëveshje dhe t’i paguajë familjes 300 mijë euro dëmshpërblim.

 

Të fundit