Flash News

E-TJERA

Dialogu me Serbinë, Moisiu i del kundër BE-së: Negociatorët vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën

Dialogu me Serbinë, Moisiu i del kundër BE-së: Negociatorët

Ish-presidenti Alfred Moisiu e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç një “Putin të vogël” gjatë fjalës në Konferencën e Paqes së Ballkanit Perëndimor, që u mbajt sot në Vjenë.

Referuar tensioneve në veri të Kosovës, Moisiu e ka konsideruar të paparanueshëm faktin që Bashkimi Evropian ka vendosur në krye të dialogut diplomat që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, spanjollin Josep Borrel dhe sllovakun Miroslav Lajçak.

Për ish-presidentin shqiptar, këta dy ndërmjetësues janë të papranueshëm.

“Eshtë koha për miq të vërtetë të lirisë” ka thënë ish-presidenti shqiptar.

Sa i përket propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e ngërçit Kosovë-Serbi, Moisiu tha se duket më shumë si një “dhuratë” për Beogradin.

 

Të fundit