Flash News

E-TJERA

Diaspora përfshihet në zgjedhje, Celibashi njofton votën e parë nga jashtë

Diaspora përfshihet në zgjedhje, Celibashi njofton votën e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar nisjen e procesit të votimit nga jashtë vendit për Zgjedhjet e 11 Majit 2025. Lajmin e ka bërë publik vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se qytetari i parë që ka votuar është me origjinë nga Dibra dhe banon në Erlangen të Gjermanisë.

“Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!”, shkruan Celibashi.

Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në procesin demokratik.

Votimi nga jashtë është një nga risitë më të diskutuara të këtyre zgjedhjeve, që synon të përfshijë në vendimmarrje mijëra emigrantë shqiptarë të shpërndarë në Europë dhe më gjerë.

Të fundit